Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI” është plagosur nga pasagjerët pas një mosmarrëveshjeje.

Burime të Reporterit bëjnë të ditur bëjnë me dije se dy persona të dyshuar me kapelë në kokë dhe të veshur me ngjyrë të zezë janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet në pamjet e EO mëposhtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Nuk dihen ende detaje tjera.