Pamje nga stuhia apokaliptike në Greqi VIDEO

Mediat greke kanë bërë publike pamje nga cikloni që ka pushtuar shtetin fqinj, Greqinë. Video nga cikloni i frikshëm janë bërë virale në rrjet, ku shihet se shiu dhe valët e mëdha kanë goditur frikshëm ishullin e “Hydrës”.

Shitësit lokalë përpiqen të mbrojnë bizneset e tyre, teksa uji i shiut merr para gjithçka duke përshkruar çdo rrugë të ishullit. Vendi është kthyer në një pellg të madh të mbushur me ujë. Vëllimi i shiut dhe intensiteti i erërave i kanë frikësuar vendasit, pasi siç shihet, ashpërsia e motit ka shkulur edhe pjergullat!

https://www.youtube.com/watch?v=Ftfp_HAkJLM&feature=emb_logo