Pamje nga protesta e opozitës në Tiranë, zëdhënësja e PD-së flet për Ballkani.info (VIDEO)

Protestuesit në Tiranë janë nisur drejt zyrave të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët do të dorëzojnë zyrtarisht mandatet.

Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se organet e policisë i kanë penguar mediat që të hyjnë në Parlament.

“Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS-së që po hyjnë në sallë një orë e gjysëm para seancës”, ka thënë Bardhi.