KFOR ka bërë të ditur se po mbikqyr nga afër situatën e krijuar në Kosovë.

Përmes një kumtese KFOR-i njoftoi se ka rritur patrullimet rutinore, duke marrë kësisoj “nën kontroll” edhe situatën në veri të vendit.

Ata thanë se mbeten të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij për sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në kumtesën e KFOR-it drejtuar medieve.

May be an image of road
May be an image of 1 person, military uniform and outdoors
May be an image of 1 person and road