Pamje nga incidenti në Brezovicë, një person rrotullohet në pistën e skijimit bashkë me motorbore

Janë publikuar pamjet e aksidentit, në të cilin një person ka pësuar aksident në pistën e skijimit në Brezovicë.

Personi po e drejtonte motorin e borës, ndërsa për një moment shihet duke rrëshqitur.

Nuk ka të dhëna nëse personi ka pësuar lëndime, pasi rasti sipas zëdhënësit nuk është raportuar në polici.