Pamje nga ekstradimi nga Belgjika i të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberit në Mitrovicë

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, në Rubrikën “Policia”, u shfaq aksioni policor i ekstradimit të të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberit, ky i fundit i vrarë në një lokal në Mitrovicë. ë pamjet e transmetuara mund të shihni, se policia dhe njësi të ndryshme të saj, janë dërguar në aeroport për të marrë të ekstraduarin i cili ishte kapur në Belgjikë nga autoritetet e sigurisë.

I dyshuari për vrasje po kërkohej ndërkombëtarisht.

“Jemi duke shkuar në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të bërë ekstradimin e të dyshuarit, ku i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta një person tjetër”, thotë njëri nga zyrtarët policor i cili mori pjesë në aksionin policor.

Pamjet e shfaqura tregojnë se si policia arrin në aeroport, ekstradon të dyshuarin e më pas e dërgojnë në Stacionin Policor në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme.

Shikojeni videon nga minuta e 33 e 30 sekonda