Gjatë natës një zjarr ka shpërthyer në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok.

Zjarri ndodhi në kohën kur serbët po protestojnë kundër reciprocitetit ndaj targave.

Në pamjet e siguruara nga disa media lokale në veri shihet tym në derën e përparme të ndërtesës.

Siç u konfirmua këtë mëngjes për KoSS nga komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozoviq, zjarri përfshiu dy zyra në ndërtesën e komunës në të cilat, në kohën e zjarrit nuk kishte persona brenda.

Zjarri është shuar rreth orës dy e gjysmë.

Bozoviq mes tjerash ka thënë se nuk mund të konfirmojë se cili mund të jetë shkaku i zjarrit, duke deklaruar se do të përcaktohet nga inspektorët kompetent.