Policia e Kosovës aksion për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë është duke kryer edhe në Fushë Kosovë.
Ekipi i KALLXO.com nga ky qytet ka dërguar pamje ku pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës shihen në ballkonin e një banese.
Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë e një polic i plagosur gjatë një aksioni policor që është duke u zhvilluar.
Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.
Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.
Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.










