Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku mbet i vdekur menaxheri i reperit Azet (VIDEO)

Rreth orës 05:00 së mëngjesit të sotëm, një veturë e tipit ‘Porshe Cayene’ është vetaksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person (ngasësi i veturës) ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia ka gjetur në veturë dokumente të një personi i cili rezultonte se është nga Maqedonia e Veriut, por pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, policia ka bërë të ditur se viktima është një person tjetër 25-vjeçar, shtetas i Zvicres me incialet S.K.

Ballkani.info merr vesh se personi i vdekur në aksident, është menaxheri i njohur i artistëve shqiptarë e ndërkombëtar, Sefa Kaya.

Sefa Kaya është menaxheri kryesor i reperit të njohur shqiptar në gjermani, Azet.

Kujtojmë se Sefa Kaya ka qenë më herët edhe menaxher i reperit Mozzik dhe Loredana Zefit.

Ballkani.info ka siguruar video nga vendi ngjarjes, ku shihen ekipet policore, mjekësore dhe të zjarrfikësve. /Ballkani.info