Pamje nga aksidenti në magjistralen Gjilan-Ferizaj ku mbet e vdekur një grua (FOTO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. Nga ky aksident jetën e ka humbur një grua dhe është lënduar rëndë një fëmijë.

Fëmiju është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Një lexues i Ballkani.info ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku duket vetura e aksidentuar. /Ballkani.info