Pamje nga aksidenti në Fushë Kosovë, i lënduari i shtrirë për tokë ndihmohet nga kalimtarët

Në një aksident të ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës është lënduar një person.

Derisa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij ai është goditur nga një makinë e tipit “Golf V”.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në një video e aksidentit të ndodhur ku shihet, i lënduar i shtrirë për tokë, derisa ndihmohet nga kalimtarët.

loading…