Më shumë se 280 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1,000 u lënduan kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me dy trena të tjerë në lindje të Indisë, një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e vendit.

Ekipet e shpëtimit nuk gjetën asnjë të mbijetuar në rrënojat dhe mbetjet e dy trenave të pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes mund të shihen në rrjetet sociale, dhe pamjet veçanërisht prekëse me dron janë dëshmia më e mirë e katastrofës.

https://twitter.com/spectatorindex/status/1664896553952194560

Lajmi për aksidentin në qytetin Balasore, në shtetin lindor të Odisha, bëri jehonë në të gjithë Indinë dhe botën.

Indianët po u bëjnë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve, që të adresojnë çështjet e sigurisë në sistemin hekurudhor që transporton më shumë se 13 milionë pasagjerë çdo ditë.

Drone footage shows extent of India train crash destructionhttps://t.co/odhQYvJBG4 pic.twitter.com/0NRZovUv0s

— BBC News (World) (@BBCWorld) June 3, 2023

Ndërsa qeveria kohët e fundit ka investuar miliona në përmirësimin e rrjetit hekurudhor, vitet e neglizhencës kanë lënë gjurmë.

Pramila Malik, ministrja e Menaxhimit të Fatkeqësive në Odisha, tha të shtunën se 288 njerëz kishin vdekur.

VIDEO | Aerial view of the accident site in Odisha's Balasore district where a train crash involving the Bengaluru-Howrah Superfast Express, the Shalimar-Chennai Central Coromandel Express and a goods train occurred yesterday evening. #OdishaTrainTragedy pic.twitter.com/187XQOofdN

— Press Trust of India (@PTI_News) June 3, 2023

Një “hetim i nivelit të lartë” është urdhëruar për përplasjen për të kuptuar se çfarë e shkaktoi aksidentin, u tha gazetarëve të shtunën Ashwini Vaishnau, ministri i Hekurudhave.