Mbrëm u raportua se një grua shtatëzënë së bashku me fëmijen e saj 5 vjeçar, po jeton në kushte të mjerueshme tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Pas raportimit disa qytetarë kanë shkuar ta vizitojnë qytetarën por disa nga ta të cilët kanë pritur me orë të tëra që ta marrin dhe ta strehojnë nëpër shtëpitë e tyre, kanë thënë se ajo mbrëm në mbrëmje deri në kohen sa ata kanë qendruar para shtëpisë kanë thënë se nuk është kthyer tek ky vend, ku i ka lënë gjësendet dhe rrobat e saja, kanë thnë qytetarët për JepiZë.
Një foto e bërë nga qytetarët pasi kanë shkuar tregon më së miri gjendjen dhe kushtet e vështira në të cilat ka jetuar ajo grua për disa ditë.
Shtëpia ku gruaja është duke banuar nuk ka as më shumë e as më pak sesa skeletin prej tullave.
Brenda shtëpisë shihet një karrocë e fëmijëve, disa lodra dhe ushqim i përgatitur, të vendosura nga vetë gruaja në shtëpinë pa dyer e dritare.
Ndryshe, rastin për “Jepi zë” e ka raportuar personi i cili ia ka mundësuar qëndrimin këtu, dhe i ka ndihmuar ta rregullojë pak këtë vend të qëndrimit.








