Pamje mahnitëse të hënës së plotë duke ndriçuar Parkun e Gërmisë

Meteorologu Mendim Rugova, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka shpërndarë disa fotografi mahnitëse të hënës së plotë duke ndriçuar parkun e Gërmisë.

Rugova i ka përshkruar fotografitë e hënës “Lindja e Hënës së plotë prapa Gërmisë së mbuluar me dëborë. Sonte në Prishtinë”.

Fotografia është shkrepur sot gjatë fillimit të mbrëmjes, në ora 16:45.

Më poshtë shihni fotografitë mahnitëse që ka shkrepur Rugova: