Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zënë vendin tashmë në sallën e Kuvendit në legjislaturën e re që doli nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Afër tij u pa e ulur edhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Këta dy së fundi patën tensione e mospajtime mes vete pas rezultatit të dobët që regjistroi kjo parti në zgjedhjet.

Bajrami pasi dha dorëheqje të parevokueshme vetë nga posti i nënkryetares, të njëjtën ia kërkoi edhe Abdixhikut, i cili ofroi dorëheqje që s’iu pranua nga delegatët e partisë.