Pamje lufte në Sarandë/ Momenti kur plagoset biznesmeni i njohur: Bjeri, bjeri, mos e lër!

Ka dalë video e sulmit ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, në Sarandë.

Në videon dëgjohen të shtënat me breshëri armësh, ku mbeti i plagosur biznesmeni Iljadhi, i cili ndodhet në spital në kryeqytet, si dhe një turist i huaj.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ndërsa një ditë më vonë biznesmenit tentuan t’i djegin me benzinë edhe lokalin, që ai ka në Sarandë.