Pamje kur Mozzik u ndalua në Gjakovë nga Policia e Kosovës

Reperi i njohur Mozzik kishte nisur sot turin e tij nëpër Kosovë për ta promovuar albumin e tij “Mozzart”.

Ai gjatë ditës së sotme kishte zgjedhur që të shkojë në Mitrovicë,Vushtrri, Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ndërsa i ka ftuar edhe fansat që të bëhen pjesë.

“Mirëmëngjesi njerëz të dashur, veç dashta me ju kallzu që gjithçka është gati. Shihemi sot, ju pres krejtve, dhe ju ftoj me maska me ardh. Ju pres sot me ardh me marrë secili nga një CD”, kishte thënë  këngëtari në videon e publikuar në Instagram, pak para nisjes për në Mitrovicë.

Pavarësisht se Mozzik ka marrë leje për promovimin e albumit të tij “Mozzart”, në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë nuk janë të lejuara tubimet e më shumë se pesë personave nëpër sheshe.

E, në tubimet ku bëhej shpërndarja e albumit të tij janë parë shumë të rinj pa maska dhe pa distancë sociale në Mitrovicë, Vushtrri dhe Pejë.

Për, këtë rast gjatë gjithë ditës ka raportuar Gazeta Insajderi.

E, pas vizitave në qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës e Deçanit, destinacioni tjetër për promovimin e albumit “Mozzart”, të reperit Mozzik ishte në Gjakovë, por kjo iniciativë këtij të fundit i mbeti në gjysmë pasi intervenoi Policia e Kosovës, ku edhe ndërpreu shpërndarjen e albumit të tij.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamje ku shihet ndërhyrja e Policisë së Kosovës e cila ndalon iniciativën e Mozzik-ut