Pamje ku shihet polici i RENEA-s duke shkëmbyer kokainë

Policia e Shtetit në Tiranë dje ka zhvilluar një operacion antiDrogë me ç’rast në mesin e tre të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i RENEA-s, Xhulio Lici, i cili u kap me 1 kg kokainë.

Lici ka qenë në vëzhgim dhe përgjim nga forcat e policisë për një kohë.

Fillimisht tre personat e arrestuar u takuan në një lokal në rrugën e vjetër të Ndroqit. Atje ishte parkuar automjeti tip Benz, ku ndodhej lënda narkotike, drejtuar nga Luan Gaci.

Atje shkon një tjetër mjet i kësaj marke, efektivi Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami. Ky ishte momenti i shkëmbimit të kokainës dhe policia ndërhyn duke kryer arrestimet, ndërkohë që vetë efektivi ka hedhur pakon e drogës në tokë.

Droga sipas policisë shpërndahej më pas në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.