Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

Lexues të Gazetës Express kanë bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm, billbordi i vendosur në hyrje të Komunës së Graçanicës “Liria ka emër” është shkatërruar.

Ata kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se billbordi është djegur, derisa thonë se aty momentalisht gjendet edhe policia.

Gazeta  ka tentuar të kontaktojë policinë.

Deri në momentin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.