PAMJE/ Humb jetën një 22-vjeçare nga aksidenti i rëndë në Novobërdë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Novobërdë  – Gjilan, më saktësisht në fshatin Stanishor.

Në aksident e ka humbur jetën një 22 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”, tha ai.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe se në vendin e ngjarjes mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Tutje shtoi se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është oppo-780x439.png