Pamje horror nga Nju Jorku, shihni si ngarkohen kufomat VIDEO

SHBA është shteti me më shumë të prekur nga koronavirusi, kurse Nju Jorku është kthyer në vatrën më të madhe në vend.

Këto pamje të tmerrshme tregojnë se si ngarkohen në një kamion frigoriferik viktimat e sëmundjes. Pamjet janë marrë jashtë një spitali në Bruklin. Personi që bëri videon thotë se pamjet janë të vërteta dhe se njerëzit duhet ta marrin seriozisht dhe duhet të qëndrojnë brenda.

Kjo video vjen pas një fotoje virale nga një infermiere në Manhatan, e cila tregonte trupat e njerëzve të shtrirë nëpër kamionë.

Në Nju Jork janë regjistruar rreth 60 mijë raste, kurse numri i viktimave është të paktën 1126.