Pamje horror, makina fluturon në ajër karrocën me fëmijën tre muajsh në vijat e bardha VIDEO

Pamje gati horror vijnë nga Zaporozhia një qytet në Ukrainë, ku një automjet që lëvizte më shpejtësi të lartë ka përplasur duke fluturuar në ajër karrocën me fëmijën 3 muajsh që shoqërohej në vijat e bardha nga nëna e tij.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail janë shokuese.

Për fat të mirë fëmija edhe pse është fluturuar disa metra në ajër me karrocën e tij nga makina, nuk ka pësuar lëndime serioze.

Edhe mjekët thonë se kanë të bëjnë me mrekulli, edhe pse goditja ka qenë e fuqishme.

Drejtuesi I mjetit rrezikon deri në tre vite burgim nëse shpallet fajtor. Nëna e fëmijës ka thënë që ‘Nuk dua që ai të dënohet me burg, por ti ndalohet në vazhdim të drejtojë një automjet’