Pamje ekskluzive nga laboratori i drogës së familjes të këshilltares së Albulena Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, po flet çdo ditë për luftën e saj ndaj korrupsionit, krimit dhe gjërave të tjera të ndaluar me ligj, por në stafin e saj ka një këshilltare ku familjarët e saj kanë probleme serioze me ligjin.

Këshilltarja e Albulena Haxhiut, Nazlie Bala, ka qenë më herët shumë e zëshme kundër oponentëve politikë, duke i quajtur shpeshherë ata kriminelë dhe zhvatës.

Por, muaj më parë nipat e saj, djemtë e vëllait të Nazlie Balajt, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të aktivistes së VV-së.

Njësitet e antidrogës në Policinë e Kosovës kishin arritur ta kapin këtë grup kriminal të fshehtë, që në vazhdimësi tentonte të krijonte kushte për laboratorë të tillë.

Insajderi ka publikuar pamjet e këtij laboratori të sofistikuar të drogës.