Pamje dhe detaje të reja nga mega-aksioni në Karaçevë FOTO

Ballkani.info ka njoftuar se ka filluar bastisja në fshatin Karaçevë brenda kazinove, ku deri më tani janë arrestuar disa persona.

Ndërsa ekipe të shumta të policisë së njësive të ndryshme deri te njëria elitë FIT janë të inkuadruar në këtë aksion kundër kazinove në Karaçevë.

Karaçevë – 18.09.2020
Karaçevë – 18.09.2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet ka premtuar mbylljen e kazinove në Karaçevë.

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon së bashku me Prokurorinë e Shtett dhe Inspektoratin Policor të Kosovës në Karaqevë, zonë kjo e cila njihet për kazino.

Ballkani.info mëson se në operacionin policor kanë ardhur edhe zyrtarë të ATK-së të cilët janë duke kryer kontrolle të aparaturave të lojrave të fatit.
Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Veliu ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti.

“Unë në shkurt kam kërkuar që të ndërmarrim aksion por këtë aksion nuk e ka përkrahur shefi juaj (Albin Kurti), tani nuk e kam asnjë pengesë dhe atë punë do ta bëjë do të dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

Ballkani.info ka raportuar edhe më herët për operimin e kazioneve në Karaçevë të Kamenicës.