Pamje: Berisha me dy gola e frymëzon Unitedin drejt fitores së parë pas tri humbjeve radhazi

Besart Berisha e ka frymëzuar Western Unitedin drejt fitores së parë pas tri humbjeve radhazi në A-League të Australisë, pasi shënoi dy herë në triumfin 3:1 kundër Melbourne Victory të dielën.

Sulmuesi nga Kosova i bëri dy gola me kokë për t’i ndihmuar Unitedit të mbetet në garë për një vend në play-off të ligës elitare australiane të dielën në Geelong.

Berisha e ktheu Unitedin në lojë në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Pain.

Vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë, kosovari 34-vjeçari realizoi sërish me kokë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi për herë të parë në këtë takim.

Western United tani grumbullon 13 pikë në pozitën e 4-të dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend në play-off.