Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Banullë të Lipjanit, ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e përplasjes, dëshimtarët kanë thënë për Ballkani.info se ka edhe të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ballkani.info do t’ju sjellë ndërkohë informacione zyrtare nga ky aksident.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka vonesa në qarkullim, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë. /Ballkani.info/