PAMJE/ 17-vjeçari tërheq zvarrë me veturë një polic

Kontrolli rutinë i policisë së trafikut të Beogradit ishte gati të shndërrohej në një tragjedi kur një djalë i dehur i shtoi gazin veturës së tij dhe mori zvarrë policin që e kishte ndaluar atë për ta identifikuar.

Sipas mediave serbe, patrulla e policisë në orët e vona të natës ndaloi një automjet pasagjerësh në një rrethrrotullim në Beogradin e Ri.

Automjeti drejtohej nga i mituri L.J. (17), dhe pasi policia konstatoi se djali ishte i dehur, e urdhëroi atë që të linte automjetin.

Në vend që t’i bindej urdhrit të policit, ai i shkeli gazin veturës, duke tërhequr me vete policin që u përpoq të nxirrte çelësin për të ndaluar automjetin.

Raportohet se nuk pati viktima, ndërsa shoferi dhe bashkudhëtari u arrestuan.