Paloka publikon foto të “Edi Ramës” me kokë në drogë!

Demokrati Edi Paloka i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas reagimit të tij të fundit për kreun e PD,

“Kur bëhet fjalë për kokën e Ramës, reagimi nuk është kurrë i nxituar!”, shkruan ai ndërsa shton se “Duke nxitur konfliktin politik, nuk shpëton dot nga burgu!”.

Reagimi i Palokës

Kur bëhet fjalë për kokën e Ramës, reagimi nuk është kurrë i nxituar! Është fiks ajo që presin qytetarët: ndëshkim për çdo krim! I nxituar dhe me pasoja është vetëm ndryshimi që iu bë sot rregullave të lojës, përdhunshëm dhe pa opozitën. Duke nxitur konfliktin politik, nuk shpëton dot nga burgu! Prandaj, ule pak dozën! Avdulaj and co. mund të të presin edhe pak muaj që ti bësh shoqëri.