Palmer takon delegacionin kosovar, FSK gati të shndërrohet në Ushtri

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani, Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama dhe ambasadorja Vlora Çitaku, është takuar sot në SHBA me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattew Palmer.

“Në takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattew Palmer, u diskutua mbi procesin e transicionit të FSK-së, planin afatgjatë të zhvillimit dhe përpjekjet e Kosovës në marrëdhëniet rajonale dhe euro-atlantike”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Delegacioni i lartë i FSK-së ka shkuar në SHBA për të koordinuar punët rreth transformimit të FSK-së në ushtri, gjë që SHBA i ka dhënë dritën e gjelbër. /Ballkani.info/