Pallaska: Si do të takohet Kurti me Daçiqin në Bruksel ku asnjëri nuk e njeh flamurin e Kosovës?

Analisti, Dastid Pallaska ka kritikuar ashpër lideirn e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për flamurin e Kosovës dhe raportit me Shqipërinë.

Albin Kurti tha se e respekton flamurin e Kosovës duke insistuar që të anashkalohet kjo tëmë në një paraqitje televizive 16 shtatorit.

Mbrëmë, Dastid Pallaska sqaroi në formë demantuese qëndrimet e Kurtit në mesin e tyre mosidentifikimin e tij me flamurin e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij nesër Albin Kurti do të takohet me Daçiqin në Bruksel e cili do të jetë dallimi në mes tyre?

“Nesër Albin Kurti shkon në Bruksel dhe takohet me Daçiqin, asnjëri nuk e ka flamurin e Kosovës dhe diskutojnë për Kosovën, çfarë paradoksi është ky”, tha Pallaska.

Albin Kurti është kritikur vazhdimisht për mohimin e simboleve shtetërore në vazhdimësi. Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar bazamentin e saj mbi idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, më pas me 17 shkurt 2018 Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. /Ballkani.info/

loading…