njohje

Pallaska: Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe për dështimin e rezolutës së opozitës për dialogun me Serbinë.

Juristi Dastid Pallaska ka vlerësuar se Serbia nuk do ta njohë kurrsesi Kosovën si shtet, ashtu siç është sot.

Ai ka thënë se Serbia është e vendosur për ndarjen e Kosovës – për ta marrë një pjesë të saj, e duke u pajtuar që një pjesë t’i bashkohet Shqipërisë.

“Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë”, ka vlerësuar Pallaska në T7.

Ai ka përmendur idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, që, sipas tij, Serbia nuk do ta kundërshtojë, teksa synon krijimin e Serbisë së Madhe, më të fuqishme.

Pallaska ka thënë se Serbia s’është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën.