Palestra e Malishevës nuk i zë përkrahësit e NISMA-së, Endrit Shala ka disa fjalë për ta

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sonte tubim madhështorë në Malishevë në vendlindjen e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ministri në detyrë Tregtisë dhe Industrisë, e që vjen nga kjo parti, Endrit Shala, e ka quajtur këtë tubim, si jehonë e fitorës së NISMA-së, me 6 tetor.
Shala ka thënë se palestra Sportive nuk i ka zënë të gjithë përkrahësit e NISMA-së, por së zëri i tyre u dëgjua edhe brenda sallës.

Postimi i plotë i Shalës

Palestra Sportive në Malishevë ishte shumë e vogël, për tu bërë vend të gjithë përkrahësve të Nismës Socialdemokrate.

Por zëri i atyre edhe që ishin jashtë e edhe të atyre brenda, jehoj në të gjithë Malishevën, dhe jo vetëm.

Duartrokitjet, brohoritmat dhe thirrjet e tyre pro Nismës, janë jehona e fitorës së sonë në këto zgjedhje.

Malisheva është shtëpia jonë e madhe, është vendi që e do ndryshimin e Kosovës, dhe do ta bëjë ndryshimin me votën e saj me 6 tetor.

Bashkimi po bëhet, shteti po bëhet, bashkë me ju, me ne, me qindra e mija qytetarë që po na bashkohen cdo ditë.
Faleminderit Malishevë, shihemi në fitoren e madhe
E.SH
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

loading…