Pala mbrojtëse e kryetarit tëOrganizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi.

Njëri nga mbrojtësit ka thënë se gjykatësi duhet të vendos ta lirojë Gucatin për t’i dhënë kohë sahqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit.

“Ju z.gjykatës nuk mund t’i trajtoni këto çështje që keni ngritur sot. Çshtë çështja e lirimit me kusht sepse Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë z. Gucati është dhe do tëmbetet në paraburgim ndërkohë që pret përgjigjjen e Prokurorisë”, tha avokati.

Ai ka përmendur edhe shumë probleme shëndetësore të Hysni Gucatit, ndër to, diabet tipi 2, asma dhe probleme me gjymtyrët që i pengojnë në të ecur.