Pal Lekaj: Ministrinë e Infrastrukturës e gjeta në kaos, flet edhe për 53 milionëshin

Infrastruktura gjatë luftës në Kosovës ishte e shkatërruar, madje edhe gjatë viteve të pushtimit jugosllav nuk ishin bërë shumë investime infrastrukturore në Kosovë. Kështu që Kosova pasluftës kishtë nevojë të madhe për t’u qasur në projekte infrastrukturore.

Ballkani.info ka realizuar një intervistë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj gjatë intervistës ka folur për sukseset e arritura të kësaj ministrie nën qeverisjen e tij gjatë vitit 2018. Miliona euro për rregullimin e infrastrukturës lokale, gjashtë projekte të autoudhave dhe shumë projekte tjera.

Lekaj tha se në kohën kur e mori drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës e ka gjetur atë në një kaos të madh. Poashtu ai theksoi edhe marrëveshjet e arritura në Katar si një sukses për Kosovën.

Lekaj komentoi edhe debatin në lidhje me 53 milionshin që Kosova do të detyrohet t’ia kthejë kompanisë Bechtel Enka.

Rreh dialogut me Serbinë, taksën ndaj Serbisë dhe Boshnjës dhe sukseset e kësaj qeverie, Lekaj i’a atriboi kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj.

Ballkani.info: Cilat janë projektet e juaja më të rëndësishme gjatë vitit 2018 si ministër i Ministrisë së Infrastrukturës?

Pal Lekaj: Si fillim jemi marrë me identifikimin e prioriteteve të cilat i kemi nxjerrë nga sirtarë të harruara e të “humbura”. Sot pas thuajse një vit e gjysmë, mund të flasim për të arritura të prekshme, që hetohen nga të gjithë, duke filluar nga sektori kryesorë, i kësaj ministrie, sic është, ai infrastrukturor, qoftë në infrastrukturën rrugore, poashtu edhe atë hekurudhore. Janë mbështetur komunat me rreth 45 milion euro për rregullimin e infrastrukturës lokale, janë në zhvillim ose kanë përfunduar projekte në të gjithë Kosovën në 190 të tilla. Kemi siguruar pas gati dy viteve në mungesë, mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve, kanë filluar gjashtë projekte të autoudheve, disa nga to janë autostrada me të gjitha elementet për të qenë të tilla, sic janë, Prishtinë – Gjilan, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Pejë (segmenti, Kijevë – Zahaq), Gjakovë – Dollcë, po zhvillohet Projekti i Autostradës që fillon nga Istogu dhe lidhet me Autostradën, R7 “Ibrahim Rugova” në Prizren, jemi në fazën për sigurimit të fondeve për Autostradën, Besi – Merdare dhe kështu më radhë. Kemi përmbushur në masë të madhe planin legjislativ të Ministrisë, poashtu prioritetet e matricës se ERA’s, poashtu nuk e kemi lënë anash Aviacionin Civil, kemi hapur zyrën për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve, që kanë të bëjnë me ANP, “Adem Jashari”, e kemi ndihmuar që i njëjti të çertifikohet sipas standardeve evropiane të aviacionit civil, po bëhën investime në zgjatjen e pistës që do të mundësojnë aterimin e më shumë aeroplanëve dhe të përmasave edhe me të mëdhej, kjo do të ndikojë në të hyra edhe me të mëdha për ekonominë e vendit tonë. Pra edhe në sektorë të tjerë vec e vec kemi future një tjetër dinamikë të punës, e cila dinamikë po prodhon rezultate praktike.

Ballkani.info: Cialt janë sfidat që ju kanë përcjellur gjatë qeverisjes njëvjeçare në ministrinë që drejtoni?

Pal Lekaj: Ne kur kemi ardhë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, jemi përballë me një kaos thuajse në të gjitha segmentet që mbulon kjo Ministri, pra sfidë në vete ka qenë vendosja e rregullit në kuptimin e zbatimit të prioriteteve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ballkani.info: Gjatë vitit 2018 ka pasur një debat të madh në opinionin publik kosovar në lidhje me 54 milionshin që Kosova detyrohet t’ja jap kompanisë,
“Bechtel Enka”, ku ka pasur edhe akuza ndaj jush. Si i komentoni?

Pal Lekaj: Secili ka të drejtën për tu shprehur ashtu si e mendon, por e vërteta është që e gjithë kjo është shkaktuar nga mungesa e guximit për të marrë vendime në kohën e duhur, pra nga ish – qeveria.

Ballkani.info: Keni pasur një vizitë në Katar, ku keni nënshkruar disa marrëveshje. Sa po zbatohen?

Pal Lekaj: Janë marrëveshje që në radhë të parë e forcojnë praninë e sovranitetit të vendit tonë në shtetet përkatëse dhe në të njëjtën kohë këto marrëveshje ndikojnë shumë në levizjen e lirë të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre. Jemi të knaqur me cka kemi arritur dhe cka presim ende në ketë rast me shtetin e Katarit.

Ballkani.info: Si e shihni qeverisjen e Ramush Haradinajt, në thelb të veçantë taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake?

Pal Lekaj: Qeveria Haradinaj e ka rikthyer dinamikën e munguar të vendit tonë, vendimet e kësaj qeverie përvec se kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve poashtu kanë provuar se Kosova është shtet Sovran dhe i pavarur jo vetëm në kuptimin formal por edhe atë praktik, sic është rasti me vendimin për taksë, 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ballkani.info: Çfarë prisni nga dialogu Kosovë-Serbi, mendoni që do të arrihet stabilizimi i raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë?

Pal Lekaj: Ky dialog i filluar që shumë kohë dhe pa ndonjë rezultat konkret, tashmë që nga ardhja në krye të qeverisë të z.Haradinaj ka marrë kahje tjetër dhe besojmë shumë që kjo temë do të zgjidhet e do të përmbyllët njëherë e mirë.

Ballkani.info: Cilat janë projektet që keni planifikuar në fushën e Insfrastrukturës për vitin 2019?

Pal Lekaj: Do të vazhdohet me projektet e rrugëve Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Gjilan, Gjakoë – Dollcë, do të përfundojë projektimi i Autostradës së Dukagjinit, poashu do të aplikohet për fonde për Autostradën, Besi – Merdare, do të përmbyllën shumë projektet që bashkëfinancohen me Komuna dhe kështu, rrjedhimisht deri në 2024/’25 do të përmbyllët qarkorja e autostradave apo autoudhëve me katër shirita. Do të kemi investime në hekurudha, poashtu do të përfundojë projekti i zgjatjes se pistës në ANP, “Adem Jashari” dhe tutje shumë investime dhe projektet që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të vendit tonë dhe në lidhjen e Kosovës me koridore panevropian.