Pal Lekaj ironizon me Kurtin dhe Mustafën, ia përmend një deklaratë kreut të LDK-së nga viti 2014

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit, si dhe deputeti i zgjedhur, Pal Lekaj, ka ironizuar pas dështimit të radhës për të arritur marrëveshje koalicioni ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Lekaj si shkas për këtë ironizim e ka marrë një deklaratë të Isa Mustafës sa ishte kryeministër, ku pati thënë “Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”.

“Miku im Isa Mustafa mirë e pati thënë në 2014 – “Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”’, ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Ballkani.info.

Pas tri orësh negociatash, ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit nga VV dhe Isa Mustafës nga LDK, por pa asnjë marrëveshje.

Para mediave kanë dalë Glauk Konjufca nga VV dhe Avdullah Hoti nga LDK, të cilët shumë shkurt, thanë s’e s’ka asgjë të re dhe marrëveshja s’është arritur.

“Mund t’ju them se sonte s’ka marrëveshje”, tha shkurt Hoti, raporton Ballkani.info.

Derisa Konjufca, tha se “në ditët në vijim priten prapë takime”.

“Nuk pati marrëveshje, krejt çka mund t’ju them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, tha Konjufca.

Asnjëri prej tyre s’ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve.

Disponimi i dy zyrtarëve partiakë ishte për toke, sidomos i Glauk Konjufcës të VV-së. /Ballkani.info/