Feronikeli luan sonte finalen e fazës para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Kampioni kosovar do të ketë përballë klubin nga Andorra, Santa Coloma.
Feronikeli u kualifikua në finale pas fitores 1-0 kundër Lincoln, ndërsa me rezultat të njëjtë fitoi edhe Santa Coloma kundër Tre Pennes.
Pavarësisht paraqitjes së zbehtë në gjysmëfinale ndaj Lincolnit, “Nikli” është favorit për të triumfuar ndaj Santa Colomas.
Klubi nuk ka ulur çmimet e biletave, ani pse në ndeshjen e së martës kishte shumë pak tifozë.
Çmimet e biletave janë këto:
5 euro për zonat Përendim dhe Lindje.
10 euro për Zonën VIP.







