Video

Pak persona e panë reagimin e modeles kroate Ivana Knoll kundër Italisë, kopjon shqiptarët me veprimin e saj

Tifozja më tërheqëse e këtij kampionati, Ivana Knoll, bëri një veprim para ndeshjes Itali-Kroaci, ku thumboi keq italianët.

Ajo publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku po përgatiste pasta.

Megjithatë bukuroshja kroate, bëri një veprim që do të zemëronte shumë italianët.

Përpara se t’i ziente ato, Knoll, i theu pastat në dysh; një gjë që italianët e urrejnë shumë.

“Italianë mjaftë më! Pastat thyhen sonte”, shkroi ajo në videon e saj të publikuar në Instagram.

Foto: Ivana Knoll / Instagram

Vlen të theksohet se një veprim të ngjashëm kundrejt tifozëve italianë e kanë bërë edhe tifozët shqiptarë.

Videoja e tifozëve shqiptarë duke thyer shpagetat para italianëve ka bërë xhiron në këtë Kampionat Evropian. /Telegrafi/