Pak orë pas firmosjes së marrëveshjes për grurin, shpërthime të fuqishme dëgjohen në portin ukrainas

Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit. Disa sulme tronditën qytetin perëndimor të Odesas të shtunën në mëngjes. Shkaku i shpërthimeve mbetet ende i paqartë, shkruan BBC.

Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet gjatë dërgesave të grurit. Oleksiy Honcharenko, një deputet lokal, tha se kishte pasur gjashtë shpërthime në qytet dhe se porti ishte përfshirë nga flakët.

“Këta të poshtër nënshkruajnë kontrata me njërën dorë dhe me tjetrën drejtojnë raketat”, tha ai.

“Pra, ne kemi nevojë për avionë dhe ne duhet të fundosim të gjithë flotën e Detit të Zi të Federatës Ruse. Kjo do të jetë gjëja më e mirë dhe e duhur që ne duhet të bëjmë për eksportin e grurit.”