Pak minuta para aksidentit në Prishtinë, tri vajzat kishin realizuar një ‘selfie’

Sonte në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur një vetaksident, ku të lënduara mbetën tri vajza.

Indeksonline ka arritur të siguroj një fotografi të tri vajzave që e kishin publikuar në Instagram, pak minuta para aksidentit.

Vajzat pas aksidentit u dërguan për tretman mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për duke bërë të ditur që në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.

Ai ka njoftuar se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin.”, tha Krasniqi.