Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të suksesshëm me koncerte anë e kënd globit.

Vetëm pak ditë më parë, ajo ishte prezente në Ballkan, duke mbajtur një koncert gjigant në Zarë të Kroacisë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke i falënderuar për prezencën e tyre 60 mijë të pranishmit në koncertin e saj.

Ndonëse mediat kroate dhe shqiptare raportuan gabimisht se ky ishte një reagim i saj lidhur me numrin e raportuar të të pranishmëve që ndodheshin në sallë, një gjë të tillë ajo nuk e ka bërë, për arsye sepse publikimi i shifrave të të pranishmëve në çdo koncert është taktika që çdo këngëtares me famë botërore përcjell, dhe sigurisht që figura e saj e famshme ndërkombëtarisht nuk do ia lejonte reagimin ndaj disa shkrimeve të pavërteta, që as nuk kanë arritur deri te veshi i artistes.

Sido që të jetë, veshja e Ritës atë natë ishte shumë i veçantë, teksa me një vështrim më të mbrehtë, mund të vërenim se ka një domethënie speciale.

Në kostumin rozë që ajo kishte veshur, ishin të stampuara emri i saj, njashtu dhe titujt e këngëve të suksesshme si: “Let you love me”, “Ritual”, “Lonely together”, “Posion”, etj.

Se kostumi i saj ishte tejet i veçantë, artistja e lindur në Prishtinë e bëri të ditur edhe në përshkrimin e fotografive që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

“Faleminderit Zigman për pamjen time me porosi për të gjitha këngët e mija, të shkruara në mua”, kanë qenë fjalët e këngëtares, e cila për këtë veshje ka falënderuar markën e njohur Zigman.

loading…