Pak deputetë në sallë, deputetët shkojnë në pauzë ende pa nisur mirë seanca

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e ka dërguar kuvendin në pauzë, ende pa nisur seanca e sotme, në mungesë të deputetëve në sallë.

Për shkak se në sallë nuk kishte deputetë të mjaftueshëm  për të nisur seanca, Bogujevci ka thënë se po shkojnë me 10 minuta pauzë.

E njejta shtoi se në seancat e radhës shpreson që deputetët të shkojnë në sallë me kohë, në mënyrë që të mos ketë vonesa.

“PO shkojmë 10 minuta në pazuë, deri sat ë vijnë deputetë, po shpresoj që në seanca të radhët të jenë të gjithë deputetët në sallë, 10 minuta pauzë para se të procedojmë tutje.

Shpresoj që në seancat e radhës deputetët të jenë të gjithë në sallë që të fillojmë me kohë”, tha Bogujevci.

Seanca e sotme ishte paraparë që të fillonte në ora 10:00, derisa në rend dite janë dy pika.

Pikat e rendit të ditës:

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”./