Fun

Pajisjet që ju harxhojnë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Shumë e lënë ngarkuesin në prizë edhe pasi të mbarojë karikimi. Sidoqoftë, shumë nuk e dinë që këto pajisje konsumojnë energji elektrike edhe kur nuk janë në punë.

Televizori

A e vendosni televizorin në modalitetin e gjumit duke shtypur butonin e energjisë?

Ju vetëm mund ta shkëputni plotësisht duke e kyçur. Një TV ‘që nuk punon’ konsumon 24 vat në ditë.

Mbushës telefoni celular

Shumë e lënë ngarkuesin në prizë edhe pasi të mbarojë mbushja. Duket më praktike, dhe shpesh tregohemi dembelë për të tërhequr kabllon.

Kostoja e vetë ngarkuesit nuk është e madhe, por ekziston. Kjo praktikë vlerësohet të konsumojë 1.2 vat në ditë.

Pajisjet me orë

Të gjithë kanë të paktën një të tillë në shtëpi. Orë alarmi në radio, mikrovalë, linja muzikore, DVD player – të gjitha tregojnë kohën kur nuk janë duke punuar.

Kështu, ato konsumojnë një shtesë prej 108 vat në ditë. E vetmja zgjidhje është të ndërpresësh plotësisht furnizimin e tyre me energji elektrike.

loading…