pasaporta

Pajisja me dokumente personale në MPB: Orari për ofrimin e shërbimeve zgjatet deri në 18:00

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zgjatur orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale.

Sipas njoftimit të MPB-së, Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Më tej thuhet se vendimi është marr në mënyrë që t’iu lehtësohet qytetarëve planifikimi i kohës, dhe të zvogëlohen pritjet për pajisje me dokumente personale.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”.