Pacolli uron Fitër Bajramin: Të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë Zotin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramin.

Pacolli  përmes një postimi në rrjete sociale Facebook, ka thënë  se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i mungojë, por thekson se duhet të bëhen vepra të mira.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne muslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar Pacolli.