Pacolli u takua me Kurtin para votimit të Osmanit për presidente, tregon se çka biseduan

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacoli e ka pranuar se është takuar me Albin Kurtin  para se të bëhej votimi i Vjosa Osmanit si presidente.

Pacolli tha se nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje as me Kurtin e as me Osmanin.

“Jam taku me zotin Kurti para se të ndodhë votimi. Është mundu të ma shpjegojë se pse duhet vota, jam taku atë mbrëmje në Kuvend me të.”

“S’kemi fol për asnjë lloj marrëveshjeje as me zotin Kurti as me zonjën Osmani. Atu ku flitet me zhvillimin dhe të ardhmen e këtij vendi unë jam aty”a, tha ai në Kanal 10.