Pacolli takohet me ambasadoren Aliferi – flasin për fuqizimin e raporteve Kosovë-Greqi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli, ka takuar shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren, Chryssoula Aliferi.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.

“Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës”, ka thënë ministri Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

“Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik”.

loading…