Pas vdekjes së aktorit, Rasim Thaçi Cima, është kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ai që ka shkruar për të.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Cimës.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim. Vërtetë një aktor i madh”, ka shkruar Pacolli.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim. Vërtetë një aktor i madh. Fizikisht nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jeton përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia.







