Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin, dhe se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-në dhe perëndimin.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka partnerë të përhershëm dhe pa interesa egoiste.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin. Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin. Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste !







