Reagim

Pacolli përplaset me këshilltaren e Kurtit: Stafin e UNMIK’ut, EULEX’it dhe serbët nuk po i çoni në karantinë

Deputeti Behgjet Pacolli dhe këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë përplasur në Tëitter rreth cështjes së ardhjes së Pacollit nga Zvicra. Pacolli thotë se Qeveria ka lejuar të tjerët të hyjnë në Kosovë pa u izoluar në konvikte, e Sheremeti thotë se pushteti s’është mbi ligjin.

Pasi Pacolli u ankua se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë dhe tha se madje i është anuluar edhe leja për të ateruar në Kosovë, Sheremeti tha se kjo çasje vjen për shkak se “është e vështirë të pranohet se të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

“Kjo qasje eshte kriju si rezultat i sa e sa viteve praktike qe pushteti eshte mbi ligjin. Eshte veshtire me e pranu tash qe te gjithe realisht jemi te barabarte para ligjit”, ka shkruar Sheremeti në Tëitter.

Ndërkaq Pacolli e akuzoi këshilltaren e Kurtit se Qeveria po përdor standarde të dyfishta dhe se nuk i ka izoluar as punonjësit e Unmikut, Eulexit, e as shtetasit kosovarë të etnisë serbe.

“Stafi i Eulexit është përjashtuar nga rregullat me vendim të Ministrit Vitia. Edhe stafi i Unmikut poashtu. Qytetarët serbë të Kosovës janë përjashtuar nga ky rregull. Pyeta është pse po përdorën standarde të dyfishta dhe po bëhen pengesa për zgjedhjen e një deputet të zgjedhur? Së paku mos gënjeni z. Albin Kurti’, thuhet në komentin e Pacollit mbi postimin e këshilltaressë kryeministrit.

Sheremeti e ka udhëzuar më pas Pacollit që ta shikojë njoftimin për media që e lëshoi më herët Ministria e Shëndetësisë.