Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për gjetjen e 2-vjeçarit nga Tërpeza e Malishevës, Tian Krasniqi, i cili ishte raportuar i humbur që nga dita e djeshme.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka publikuar fotografinë e parë pas gjetjes së vogëlushit, ku edhe ka bërë një thirrje në mbishkrim.
Pacolli është shprehur se një rast i tillë mund t’i ndodhë secilit, andaj nuk duhet gjykuar prindërit.
“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit”, ka shkruar Pacolli.







